Lajçak: Të punojmë së bashku për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Strasburg me disa eurodeputetë.

Lajçak, në një postim në platformën “X”, ish Twitter, tha se i ka njoftuar eurodeputetet, pjesë të grupit progresiv S&D dhe EPP, për dialogun dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak.

Story i mëparshëm

Mungesa e drejtorit të Agjencisë Teknike dhe Operative nxit polemika për funksionimin e saj

Story i radhës

“Është burim i krizave në Ballkan”, ish-shefi i AKI’së flet për një qendër ruse të spiunazhit në Nish që mund të fshihet prapa sulmit terrorist

Të fundit nga