Lajçak: Me Kovaçevskin e Osmanin pata diskutime të mira e të detajuara për Ballkanin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryediplomatin, Bujar Osmani.

Lajçak thotë se me Kovaçevskin e Osmanin pasi diskutime shumë të mira dhe të detajuara për Ballkanin Perëndimor.

“Si gjithmonë, pata diskutime shumë të mira dhe të detajuara për Ballkanin Perëndimor me Dimitar Kovaçevski dhe Bujar Osmanin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Lajçak.

Story i mëparshëm

“Koalicion me Lulzim Bashën nuk bëj”/ Ilir Meta: Ka bërë akte të rënda tradhtie ndaj atdheut

Story i radhës

Bayerni po kalon një moment të keq

Të fundit nga