Bayerni po kalon një moment të keq

Bayern Munih po kalon një moment të keq në kampionatin gjerman të futbollit pas tre barazimeve dhe një humbjeje të marra në katër ndeshjet e fundit.

Një fillim aspak i mirë për kampionët në fuqi të Gjermanisë në Bundesgliga, deri në atë pikë sa fantazma e Thomas Tuchel ka filluar të rrotullohet rreth stolit të Julian Nagelsmann.

Nga Gjermania bëjnë të ditur edhe se mes lojtarëve që ish-trajneri i Chelsea-t do të donte në rast se do të zbarkonte në Bavari është edhe ai i Hirving Lozano.

Sipas Fox Sports, sulmuesi i Napoli-t pëlqehet prej kohësh nga Tuchel, i cili duket se do të kishte dashur ta merrte edhe në Londër te Chelsea në sesionet e fundit të merkatos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajçak: Me Kovaçevskin e Osmanin pata diskutime të mira e të detajuara për Ballkanin

Story i radhës

Fëmija rus dëgjohet duke qarë derisa babai i shkon si rezervist ushtarak në Ukrainë

Të fundit nga