Lajçak flet për takimin me Bislimin – tregon për çfarë u dakorduan!

July 16, 2023
1 minut lexim

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në një përmbledhje mbi diskutimet e kësaj jave mbi Ballkanin Perëndimor, ka thënë se ndjehet mirë që me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë rënë dakord për hapat drejt shtensionimit të raporteve me Serbinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se në takimin me Bislimin, fokus i bisedës ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.

Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka thënë ai.

Pos kësaj, Lajçak shkroi edhe për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ai ka theksuar se gjatë këtij takimi shkëmbyen mendime, teksa shton se është përgatitur për takimin e ardhshëm në Bruksel.

Për në Forumin vjetor në Dubrovnik, Lajçaku tha se u ofrua një mundësi e mirë për t’u angazhuar me akterët kryesorë të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se janë bërë hapat e nevojshëm për shtensionim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia nuk ndalet, bombardon Kharkiv, të paktën 4 të plagosur

Story i radhës

Chelsea transferon brazilianin Angelo Gabriel

Të fundit nga

ShkoLartë