Liverpool po planifikon të blejë mesfushorin e RB Leipzig, Konrad Laimer.
Reprezentuesi austriak është paraqitur 167 herë për Leipzig dhe po kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.
Ai ishte lojtar kyç te skuadra e Leipzigut që përfundoi në vendin e katërt në Bundesligë sezonin e kaluar.
Sipas “Sky Germany”, klubi anglez, duke e ditur se kontrata e tij do të skadojë më 2023, është duke e mbajtur situatën nën vëzhgim.
Ishte përfolur shumë se futbollisti do të transferohet te Bayern Munich, por kjo nuk ka ndodhur.