Lady Gaga ka dy unaza fejese dhe ka treguar pse

March 13, 2025
1 minut lexim

Lady Gaga tha se ka dy unaza fejese dhe zbuloi arsyen pse i ka dy.

Këtë e ka treguar këngëtarja në episodin e ri të “Howard Stern Show” dhe ka shtuar se unaza e parë ka vlerë sentimentale, ndërsa e dyta është një unazë e shtrenjtë diamanti.

“Ai më solli dy unaza, dhe njëra prej tyre ishte një fije bari dhe kjo ishte e para me të cilën më propozoi. Unë i dua të dyja”, shtoi ajo.

Unaza e parë me të cilën i propozoi partneri i saj ishte një fije bari e mbështjellë me rrëshirë, dhe ajo e mban atë sipër një unaze të shtrenjtë diamanti.

Çifti diskutoi për propozimin para se të fejoheshin dhe më pas Gaga donte që ai t’i propozonte me diçka të thjeshtë.

“Më tha: “Nëse të propozoj ndonjëherë, si ta bëj? Dhe unë thashë: “Thjesht merr një fije bari nga oborri dhe mbështjelle rreth gishtit tim”. “Dhe ai e bëri. Ai e bëri atë”, shtoi ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Renia e lisit në Dardani, jep detaje drejtori i Emergjencave

Story i radhës

LSDM: Prokuroria të hetojë tenderët e ministrit Stefan Andonovski

Të fundit nga

Klubi anglez mban ‘takim urgjent’ me UEFA-n

Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm, për shkak të një shkeljeje të mundshme të rregullave për

Pacolli: Ne nuk jemi ata që bllokojmë Kuvendin

Sot ka dështuar për herë të 25-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në emisionin “Info Plus” të RTK-së, deklaroi se nuk bëhet fjalë
sqmken
ShkoLartë