Alexandre Lacazette ka konfirmuar se është në bisedime me disa klube për të bërë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi francez mes tjerash përmendi edhe ish-skuadrën e tij, Lyonin.
“Jam në diskutime me shumë klube”, tha fillimisht Lacazette për “Canal Plus”.
“Unë jam i hapur. Unë kurrë nuk kam ndërprerë kontaktet me Lyonin që kur jam larguar. Shkojë atje një ose dy herë në vit për të parë stafin mjekësor sepse jemi shumë të afërt. Lyoni e di që unë jam i lirë, ata kanë informacion”, shtoi ai.
“Dua të luaj në Evropë, ka kohë që nuk luaj në Ligën e Kampionëve, më mungon. Është pak më e komplikuar, asgjë nuk është e pamundur në jetë, por është pak më e komplikuar”, tha 30-vjeçari.
Kujtojmë se kontrata e Lacazettes me Arsenalin skadon më 30 qershor të këtij viti.
Kjo nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë nga “Emirates Stadium” gjatë afatit të verës.