Laboratori i policisë shkencore/ Ndërpritet marrja e provave. Çdo vit 10 mijë kërkesa

January 22, 2022
1 minut lexim

Arka që po shkarkohet nga policia është plot me gëzhoja që nder vite janë shkrepur në ngjarje të ndryshme dhe që ruhen pa afat si prova.

Me një fluks prej 10 mijë kërkesa në vit për ekzaminimin e provave të shumta të përftuara në skena krimi, policia shkencore ka njoftuar prokuroritë dhe të gjitha gjykatat se nuk do pranojë prova të reja vendngjarjesh  derisa të përfundojë zhvendosja e qindra kampioneve me prova nga ambientet e vjetra në të rejat që po ndërtohen.

Si kreu i Institutit të Policisë Shkencore, Niko Brahimaj këmbëngul se urdhri i firmosur prej tij nuk bllokon asnjë hetim dhe asnjë gjykim.

Përveç prokurorive të zakonshme edhe SPAK i kryen disa nga ekzaminimet e gjurmëve papilare, balistike dhe të falsifikimeve pranë këtij instituti.

Bazuar në të dhënat zyrtare në vend të parë qëndrojnë kërkesat për ekzaminime të drogës për doza apo ngarkesa hashashi kokaine, heroine në masën 30 përqind dhe më pas krimet kompjuterike dhe në fund ekzaminimet për falsifikimet.

Me përjashtim të këqyrjeve të ngjarjeve të rënda si vrasjet dhe ato kundër pronës, për të tjerat provat materiale do të mbahen  pranë policive lokale,  derisa të hapen dyert e laboratorit të ri të policisë. Për prokurorinë kjo do të thotë se i duhet të mbajë qëndrime të dyzuara në gjykate për arrestimet në flagrancë të të rinjve me doza droge, armë apo sende të paligjshme që konsiderohen të tilla vetëm pas këqyrjes nga policia shkencore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Antoneta Budakova, karateistja më e mirë për vitin 2021

Story i radhës

БЕГ: Нема да се потроши и плати ниту килограм мазут

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë