Antoneta Budakova, karateistja më e mirë për vitin 2021

Antoneta Budakova është karateistja më e mirë për vitin 2021, e shpallur nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Antoneta është anëtare e klubit të karatesë Prishtina.

Ajo mblodhi më së shumti pikë dhe u shpall më e mira sipas Komisionit të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Antoneta tuboi 410 pikë, pasojnë Betim Maliqi (Katana) 408.2, Herolind Nishevci (Olimp) me 342.3 pikë etj. 

“Karateistja më e mirë  për vitin 2021, seniore/U21.

Falënderimi më i veçantë i dedikohet Klubi i Karatesë “Prishtina” Prishtinë me kryetrajner Ismail Fazliu për përkrahjen dhe motivin e vazhdueshëm!”, ka shkruar Antoneta në profilin e saj në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa mënyra për t’i mbajtur shpatullat tuaja të forta dhe fleksibël

Story i radhës

Laboratori i policisë shkencore/ Ndërpritet marrja e provave. Çdo vit 10 mijë kërkesa

Të fundit nga