La dy valixhe me mbetje njerëzore poshtë urës në Angli, arrestohet autori i dyshuar

min lexim

Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për lënien e dy valixheve me mbetje njerëzore në një urë në Anglinë perëndimore.

Autori i dyshuar u arrestua në Bristol dhe u mbajt në paraburgim gjatë orëve të para të së shtunës, si pjesë e një operacioni të përbashkët midis Londrës dhe policisë lokale.

Që nga e mërkura ai ndodhej në spital për shkak të plagëve të marra. 36-vjeçari do të transferohet në Londër për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Hetimet kanë nisur që kur valixhet me mbetje njerëzore u gjetën në urën e famshme në Bristol, rreth 100 milje (160 kilometra) në perëndim të kryeqytetit, të mërkurën.

Oficerët besojnë se e dinë identitetin e dy viktimave meshkuj, por “identifikimi zyrtar ende nuk ka ndodhur”. Sipas CNN policia po punon për gjetjen dhe informimin e të afërmve të tyre.

Policia më pas gjeti mbetje njerëzore në një apartament në perëndim të Londrës, të cilat ata besojnë se janë të lidhura me pjesët e trupit të gjetura në Bristol.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

VLEN: BDI është në makth opozitar, përpiqet të përfitojë edhe nga dh’una ndaj foshnjës tre muajshe

Story i radhës

​Toyota ka rinovuar GR86, ja çfarë ka të re

Të fundit nga