MPB me pasi ndaj Kostadinovskës/ Akuzohet për keqpëdorim të detyrës zyrtare

min lexim

 

Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale kundër ish ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ajo akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 27 milion denarë. nga MPB njoftojn se Stojçevska në cilësinë e zyrtarit – ministër i zgjedhur në Qeverinë e RMV-së për Ministrinë e Kulturës, me datë 19.02.2024 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke mos kryer detyrën zyrtare.

Nga MPB shtojnë  se Stojçevska në cilësinë e ministres ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurime publike dhe ka shkelur marrëveshjen që paraprakisht ishte lidhur mes Qytetit të Shkupit dhe subjektit që do të kryente punimet në Sallën Universale.

Edhe pse ka pasur marrëveshje se të gjitha kompetencat i takojnë Qytetit të Shkupit për kryerjen e punimeve, ndërkohë subjekti nuk ka arritur t’i kryen në kohë, Stojçevksa në kundërshtim me të gjitha procedurat e diktuara në sistemin elektronik të Prokurimeve Publike i ka bërë një pjesë të pagesës subjektit që nuk ka arritur t’i kryen punimet në kohë. Shuma e mjeteve të lëshuara ka arritur deri në 27 milion denarë apo rreth 30 për qind e vlerës totale të projektit për rikonstruimin e Sallës Universale

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Zjarri në “Pishat e Sllatinës”, policia thotë se ka nisur hetimet

Story i radhës

Hetime për korrupsion, Zelensky shkarkon prokurorin e Përgjithshëm Andriy Kostin

Të fundit nga