Ky qytet sot rezulton të jetë më i freskëti në Maqedoninë e Veriut

July 25, 2023
1 minut lexim

Deri në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, temperatura më e freskët ka qenë në Berovë 13 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 21 gradë është matur në Krushevë. Sipas DPHM, 15 gradë ishte në Lazaropole, 16 në Kriva Pallankë dhe Manastir, 17 në Tetovë dhe Strumicë, 18 në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor dhe Prilep, 19 në Shtip, Veles dhe Kodër të Diellit, si dhe 20 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës, Vinivë, Kavadar, Demir Kapi, Gjervgjeli dhe Dojran.

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 36 dhe 42 gradë Celsius, ndërsa indeksi UV do të jetë 10.

Në Shkup me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 40 gradë.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një javë e nxehtë dhe në horoskop, parashikimi i Meri Shehut për yjet: Troket lufta për pushtet

Story i radhës

Ish-kryeministri izraelit, Olmert: Vendi është “në prag të luftës civile”

Të fundit nga

ShkoLartë