Manchester United dhe Cristiano Ronaldo tashmë kanë marr vendimin përfundimtar.
“Media Foot” shkruan se në janar ose verë e ardhshme, Ronaldo do të largohet nga ‘Old Traffordi’.
Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, prej kohësh është i lidhur me largimin nga Man Utd.
E ardhmja e Ronaldos siç raportojnë mediat e huaja, mund të jetë sërish në Itali, por kësaj radhe jo tek Juve, por te Roma e Jose Mourinhos.
Drejtuesit e Unitedit tashmë janë duke menduar për pasuesin e sulmuesit portugez.
Choupo-Moting i Bayern Munich thuhet se është objektivi i Unitedi për zëvendësues të Ronaldos.