Ky është vendi që regjistron sërish shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë

min lexim

Koreja e Jugut ka regjistruar sërish shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë dhe numri ra në një nivel të ri të ulët. Norma në vend ra për herë të parë më pak se një fëmijë për grua në vitin 2018. Por të mërkurën, shifrat e publikuara nga qeveria treguan se shifra kishte rënë në 0.81 – tre pikë më pak se një vit më parë dhe një rënie e gjashtë radhazi.

Për krahasim, norma mesatare në ekonomitë më të përparuara të botës është 1.6 fëmijë.

Vendeve u duhen të paktën dy fëmijë për çift – një normë 2.1 – për të mbajtur popullsinë e tyre në të njëjtën madhësi, pa migrim.

Normat e fertilitetit kanë “rënie të dukshme” në gjashtë dekadat e fundit thotë OECD – Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Por tendenca ka qenë veçanërisht e theksuar në Korenë e Jugut, ku madhësia e familjeve është zvogëluar në harkun e disa brezave. Në fillim të viteve 1970 gratë kishin mesatarisht katër fëmijë.

Një popullsi në rënie mund ta vërë një vend nën një tendosje të madhe. Përveç rritjes së presionit mbi shpenzimet publike, ndërsa kërkesa për sisteme të kujdesit shëndetësor dhe pensione rritet, një rënie e popullsisë së të rinjve çon gjithashtu në mungesë të fuqisë punëtore që ndikon në ekonomi.

Në vitin 2020 pati një alarm të përhapur në Korenë e Jugut kur u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë. Në vitet e fundit, presionet ekonomike dhe faktorët e karrierës kanë qenë konsideratat kryesore për njerëzit që vendosin për fëmijët, thonë ekspertët.

Për shifrat e vitit 2021, ekspertët përmendën kostot më të larta të jetesës, një rritje të çmimeve të banesave dhe ndikimin e pandemisë Covid si faktorë që i dekurajojnë njerëzit që të kenë fëmijë.

Burimi: BBC

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, dhoma në emër të policit

Story i radhës

Këtu mund ta shikoni meçin e Florian Markut!

Të fundit nga