Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Në Kosovë, për pesë ditët e ardhshme, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Në njoftimin e lëshuar nga Instituti i Hidrometeorologjisë së Kosovës thuhet se vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.

“Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike. Në fushata termike nuk parashihet të ketë lëvizje të larta, por me tendencë të uljes në fundjavë”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dita kur nisi akuzimi i mjekut personal të Elvis Preslit

Story i radhës

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Të fundit nga