Kombëtarja e Kosovës e mbylli me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1.
Vedat Muriqi, i cili ishte autor i dy golave sonte dhe i një asistimi, u vlerësua më së larti. Ai mori notën 9.7.
Lartë u vlerësuan edhe golashënuesit tjerë; Florent Muslija, Donat Rrudhani dhe Elbasan Rashani.