Ky është klubi që pritet të nënshkruaj me Dembelen

February 25, 2022
1 minut lexim

Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin katalunas dhe nuk pranoi largimin në janar për të fituar Barça një shumë të parave.

Dembele ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, me skuadrën londineze që kishte bërë një ofertë zyrtare në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Londinezët kishin ofruar 10 milionë euro, ofertë që ishte pranuar nga Barcelona, por që ishte refuzuar nga vet futbollisti. 24-vjeçarit i pëlqente transferimi te Chelsea, por ai ka pasur një arsyeje të fortë që refuzoi transferimin në janar në Stamford Bridges.

Sipas gazetës katalunase Sport, Dembele ka refuzuar transferimin te Chelsea në janar pasi do të ndikonte direkt në pagën e tij.

Kësisoj reprezentuesi francez ka lënë që t’i bashkohet londinezëve në verë si futbollist i lirë, ku do të marrë edhe një pagë më të madhe dhe para në dorë pasi Chelsea nuk do të ketë nevojë t’i paguajë klubit për kartonin e tij.

Agjentët e futbollistit janë duke diskutuar me Chelsean për kontratën e tij, por ata gjithashtu kanë kontakte edhe me Juventusin, Manchester Unitedin dhe Paris Saint Germain.

Gjithsesi largimi i francezit nga Camp Nou është i sigurt, me Chelsean që mbetet skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia në Tetovë arreston disa persona për marihuanë

Story i radhës

Rusia përjashtohet edhe nga Eurovisioni 2022

Të fundit nga

ShkoLartë