Ish-futbollisti i Lirisë dhe i shumë skuadrave të tjera kosovare, Robert Gjeraj e ka konsiderua Ballkanin si një “minikombëtare të Kosovës”.
Ai thotë se ky klub po e bënë krenar të gjithë shtetin e Kosovës me paraqitjet në arenën ndërkombëtare dhe çelësi i suksesit të tyre është disiplina dhe profesionalizimi.
“Ballkani na ka bërë krenar të gjithë shtetin. Mund të them që Ballkani është mini-kombëtare e Kosovës, po luan shumë mirë dhe po tregon që ne mund të bëjmë më shumë në garat evropiane, këtë e ka vërtetuar edhe vitin e kaluar edhe tani. Kam pasur fatin t’i shoh duke bërë stërvitje edhe në Prizren sa ishin duke e rregulluar stadiumin, e kam parë që janë një ekip shumë e disiplinuar, e kanë një trajner shumë të mirë, kanë profesionalizëm në ekip, mirëpo më e mira e tyre është që ata janë shumë kërkues. Nuk kanë vetkënaqësi, nuk kënaqen me pak. Unë jam shumë i lumtur që Ballkani ka ecur tutje dhe shpresoj që ta kalojë Ludogoretsin sepse ata janë një ekip që e kanë mposhtur Romën vitin e kaluar, mirëpo e kemi parë që nuk është e pamundur.”, ka thënë Gjeraj për KosovaPress.
Ballkani në këtë edicion po merr pjesë në Ligën e Kampionëve ku në sfidën e parë e ka mposhtur Ludogoretsin në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja kthyese zhvillohet të martën në Bullgari.