Ky është këngëtari maqedonas që djegi Qendrën Kulturore bullgare në Manastir (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, para pak kohësh në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është kapur autori i cili ka djegur derën hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir.

“Kam kënaqësinë të njoftoj zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të tre ditëve më parë (04.06.2022) me ngjarjen kriminale – zjarri në qendrën “Ivan Mihajlov” në Manastir, e cila tashmë është zbardhur dhe kemi një të arrestuar. personi që ka pranuar krimin. Kemi punuar ditë e natë për gjetjen e autorit, janë marrë parasysh të gjitha provat dhe pas bisedave zyrtare në ditët e kaluara, mbrëmë me urdhër të gjykatës është kontrolluar në dy lokacione të cilat i shfrytëzon LA (34) nga Manastir, ku janë gjetur dhe konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me veprën penale, pas së cilës personi është privuar nga liria. Ne kemi treguar edhe një herë se i vetmi pushtet që ka çdo shtet ligjor është fuqia për të shtypur krimin. Dhe në këtë segment nuk ka “më fal”, nuk ka persona të mbrojtur – të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kushdo që ka mëkatuar – duhet të përgjigjet!

Siç raporton “Shtypi i Lirë”, jozyrtarisht mësohet se i arrestuari është këngëtari i njohur maqedonas Lambe Alabakoski , i cili së fundmi është kthyer me familjen nga SHBA-ja në vendlindje dhe ka deklaruar se preferon të jetojë në Maqedoni.

Përshkrimin e personit që i vuri zjarrin hyrjes së klubit të bullgarëve në Manastir, e ka dhënë ministrja bullgare Teodora Gencovska e cila menjëherë pas ngjarjes është nisur nga Shkupi në Manastir ku në stacionin policor është informuar për autorin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A i druhet një tradhtie nga ana e Metës? Berisha përgjigjet prerë

Story i radhës

Petkov: E mirëpres zbulimin e autorit të djegies së Qendrës Kulturore bullgare në Manastir

Të fundit nga