Petkov: E mirëpres zbulimin e autorit të djegies së Qendrës Kulturore bullgare në Manastir

E mirëpres zbulimin e autorit të djegies së Qendrës Kulturore të bullgarëve në Manastir. Kështu ka shkruar kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në faqen zyrtare në Facebook.

“Falënderoj autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për veprim efektiv, të cilët e kapën zjarrvënësin në periudhë shumë të shkurtër. Ne definitivisht nuk do t’i dorëzohemi provokimeve që synojnë sabotimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë”, shkruan kryeministri bullgar.

Autorin e arrestuar e ka bërë të ditur sot në rrjetet sociale Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Spasovskit, autori e ka pranuar plotësisht veprën e tij.

Djegia e derës hyrëse të zyrës së Qendrës së Kulturës “Ivan Mihailov” në Manastir është bërë në orët e hershme të mëngjesit të 4 qershorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është këngëtari maqedonas që djegi Qendrën Kulturore bullgare në Manastir (FOTO)

Story i radhës

Prajs: Me ndalimin e fluturimit të Lavrov, RMV respektoi obligimet ndaj NATO-s (VIDEO)

Të fundit nga