ky eshte 40 vjecari qe mbante peng femijet dhe qellonte me kallashnikov 664476dc82720

Ky është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov

May 15, 2024
1 minut lexim

Është publikuar fotoja e Aleks Markut, i cili u arrestua këtë të mërkurë në Durrës. Ky person mbante peng prej disa orësh 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç në një banesë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës ku gjatë natës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia është njoftuar për rastin dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat speciale RENEA të cilat i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por 40-vjeçari vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Nga informacionet e siguruara nga gazetari Eni Ferhati, i arrestuari Aleks Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Marku nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

Sipas burimeve bashkëshortja e tij kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur.

Kanë qenë negociatorët e forcave RENEA të cilët kanë arritur ta bindin 40-vjeçarin që të dorëzohet ndërsa si mund të shikohet në fotot më poshtë duket se ai ka qëlluar disa herë me kallashnikov.

MARKETING

RENT A CAR

nje pjese e cairit dhe aerodromit sot perkohesisht nuk do te kene rryme elektrike 6644744cb4a09
Story i mëparshëm

Një pjesë e Çairit dhe Aerodromit sot përkohësisht nuk do të kenë rrymë elektrike

ne pritje te votimit gjerat qe duhet ditur per rezoluten per gjenocidin ne srebrenice 66447de61ca39
Story i radhës

Në pritje të votimit: Gjërat që duhet ditur për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Të fundit nga

ShkoLartë