Kuvendi vendos për rrogën minimale, a do ta përkrah edhe opozita?

February 21, 2022
min lexim

Kuvendi diskuton propozim ligjin për rrogën minimale në lexim të dytë. Teksti mbetet i njëjtë pa asnjë ndryshim pasi, as propozuesi dhe as komisoni amë nuk pranuan asnjë nga amendamentet e propozuara. Sipas ministres së punës dhe politikës sociale, kjo rritje e pagës minimale është dakorduar me partnerët social, punëdhënësit dhe sindikatat prandaj, ftoi deputetët që të votojnë pro.

“Në kuadër të këtij dialogu u soll vendim, i cili është i pranueshëm për të gjithë partnerët social, për të cilët edhe sindikatat edhe punëdhënësit dhanë përkrahje dhe ky është propozimi që sot është në diskutim në Kuvend. Me ligjin caktohet lartësia e rrogës minimale, përcaktimi I metodologjisë për harmonizimin e saj, mbikqyrja inspektuese dhe dispozitat për kundërvajtje.”, tha Jovana Trençevska, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Opozita, edhepse do të përkah pr/ligjin për pagën minimale, shprehu pakënaqësinë për refuzimin e amendamenteve të tyre për të zgjatë afatin e subvencionimit të kompanive dhe për të ruajtur dallimin mes pagave sipas pozicionit.

“Ne kërkonim që të harmonizohen edhe pagat, në përgjithësi në sektorin publik që, jo vetëm të ndihmojmë të gjithë ata të punësuar, të cilët nuk mund t’i afrojmë apo t’i barazojmë me të punësuarit, të cilët janë me pagë minimale, parasëgjithash në arsim, sepse konsiderojmë se duhet ruajtur niveli i motivimit dhe të gjitha kompetencat e tjera që vijnë si rezultat I pozitës dhe profesionit që kanë mësimdhënësit, por edhe të punësuarit që janë të rradhitur në hierarkinë në sektorin public.”, tha Ilire Dauti, deputete e ASH-së.

“Ne kërkonim me amendamentin tonë që sasia e koefcientëve dhe vlera bodit në marrëveshjet kolektive, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat të harmonizohet me rritjen e pagës minimale, gjatë së cilës pagët do të rriten në formë të shkallëzuar, ku vlera bazë e koeficientit dhe bodit më të ulët barazohet me vlerën e pagës minimale.”, tha Bojan Stojanoski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Me këtë zgjidhje ligjore, paga minimale është 18.000 denarë bruto, përkatësisht 15.229 denarë në shumën neto. Sipas Qeverisë, rritja e rrogës minimale imponon nevojën për mbështetje financiare për punëdhënësit për pagesën e rrogës minimale, prandaj për zbatimin e këtij ligji deri në fund të vitit do të nevojiten 939.645.000 denarë nga Buxheti i Republikës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takim Besimi – Varheleyi:RMV e përkushtuar drejt perspektivës së BE-së dhe arritjes së standardeve evropiane

Story i radhës

10 këshilla psikologjike për të reduktuar stresin në punë

Të fundit nga

ShkoLartë