Kuvendi shqyrton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje

July 28, 2023
min lexim

Kuvendi i Kosovës, sot do të mban seancë plenare, në të cilën në rend ditë janë disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Pas këtyre pikave janë votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,  votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, votimi në parim i Projektligjit për tekstet shkollore, raporton RTKlive.

Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media, shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Procedurën Penale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,shqyrtimi i parë i Projektligjit për artin dhe kulturën, shqyrtimi i parë i Projektligjit për vlerësimin strategjik mjedisor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për performancën energjetike të ndërtesave, shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si rregullojnë hormonet e trurit jetën tonë seksuale?

Story i radhës

Sot moti kryesisht me diell

Të fundit nga

ShkoLartë