Kuvendi porosi AKEP-it: Monitoroni portabilitetin e numrave dhe dorëzimin e pakove në adresë

June 1, 2022
min lexim

Disa aspekte të lidhura me tregun celular dhe atë postar në vend janë kërkuar të kenë më shumë vëmendje nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në projektrezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ashtu sikurse pritej e para ka të bëjë me kujdesin e shtuar që duhet të kenë në një treg ku numri i operatorëve celularë po shkon drejt dy pas transaksioneve të fundit.

Në këtë kontekst AKEP-it i është kërkuar të bashkëpunojë me Autoritetin e Konkurrencës për të r të shmangur krijimin e një tregu oligolipol në vend, si dhe për të mundësuar zhvillimin e një konkurrence të ndershme në tregun e komunikimeve elektronike.

Një tjetër çështje që është ngritur në dokument është ai lidhur me rregulloren e portabilitetit të numrit.

“AKEP të ndjekë dhe monitorojë me rigorozitet përmbushjen e rekomandimeve dhe detyrave të dhëna për secilin operator, në funksion të zbatimit të rregullores të portabilitetit të numrit, duke bërë të mundur që pajtimtarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të portimit të numrit celular sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në aktet rregullatore, referuar edhe numrit të lartë të ankesave nga pajtimtarët në lidhje me refuzimin e kërkesave për portimin e numrit celular, si dhe ti kushtojë vëmendje ankesave të pajtimtarëve lidhur me respektimin nga ana e operatorëve të sasive të GB (gigabyte) internet në dispozicion të pajtimtarëve sipas paketave përkatëse” thuhet në projektrezolutë.

Edhe për tregun postar Kuvendi ka kërkuar që në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit, AKEP të monitorojë përmbushjen e detyrimit nga Posta Shqiptare të dorëzimin të pakove në adresën e individit, si një kërkesë ligjore dhe e drejtë e konsumatorit si dhe aplikimin e ndarjes së llogarive nё tё gjithë sistemin postar.

Për internetin Kuvendi ka kërkuar që AKEP të bashkëpunojë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me konsulentët e përzgjedhur për realizimin në kohë të projektit “Zhvillimin e Atlasit tё Broadband të Shqipërisë dhe përdorimin e tij në sektorin publik dhe privat”, i cili ka për qëllim zhvillimin dhe përditësimin e sistemit Atlas, me informacionin deri në përdoruesin fundor, informacionin mbi përdorimin e internetit me brez të gjerë në Shqipëri, ofruesit e rrjetit në një zonë të caktuar.

/Monitor

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kremilini akuzon SHBA se po i hedh ‘benzinë ​​zjarrit’ me armë të reja

Story i radhës

‘Më mirë për Tetovën’ kërkon dislokimin e veprimtarive me rrezikshmëri të lartë nga afërsia e qytetit!

Të fundit nga

ShkoLartë