Kuvendi, një hap drejt normalitetit

April 19, 2022
1 minut lexim

Kuvendi bëri një hap drejt kthimit në normalitet që prej vendosjes së masave të para kundër pandemisë. Pas më shumë se dy vitesh funksionimi në kushte dhe protokoll të veçantë, ligjvënësi zbaton rregulla më të relaksuara, shkruan Alsat.

“Maskat mbrojtëse nuk janë më të detyrueshme brenda hapësirave të Kuvendit. Personave që futen në objekt vetëm matet temperature në hyrje. Ndërkohë, pas një kohe shumë të gjatë, edhe press konferencat mbahen në sallën e zakonshme”, raporton gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi

Që prej fillimit të pandemisë dhe zbatimit të protokolleve, puna e mediave në Kuvend u vështirësua. Ata nuk kanë pasur qasje te pothuajse të gjitha sallat ku janë mbajtur seancat e komisioneve.

“Më në fund gazetarët do të ndjekin edhe çfarë ndodh brenda komisioneve parlamentare dhe trupave punuese në kohë reale dhe me prezencë fizike. Kjo në të cilën ndodhemi është salla numër 4 në të cilën para pandemisë mbaheshin shumë nga seancat e komisioneve parlamentare.”

Por, pengesa e fundit nuk është larguar. Salla Maqedonia ose e njohur si salla numër 1, ajo ku historikisht janë mbajtur seancat plenare, për momentin është në riparim teknik, instalohen pajisje të reja votimi dhe regjistrimi të stenogrameve. Mbledhjet e plenumit, aty ku miratohen ligjet, mbahen në sallën e madhe e cila ishte vënë përkohësisht në funksion në fillim të pandemisë.

“Gazetarët nuk kanë akoma qasje në sallën e madhe aty ku mbahen seancat plenare. E vetmja mënyrë për të ndjekur debatin në seancat plenare këtu nga Kuvendi është përmes këtyre televizorëve të vegjël të cilët ndodhen në sallën e konferencave për media.”

Ligjvënësi ishte kritikuar edhe nga shoqatat e gazetarëve për kufizim të qasjes së mediave në punën e tij dhe si pasojë, mungesën e transparencës për atë që ndodh, veçanërisht në debatet e trupave punues

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH e quan të dështuar, por Arbër Ademi për dy vite rriti pagat e mësimdhënësve 21%

Story i radhës

Turqia dënon një këngëtar për “inkurajimin e konsumimit të drogës”

Të fundit nga

​Thuram i jep një premtim Interit

Marcus Thuram thotë se ai kurrë nuk do të përdorë klauzolën e tij të lirimit për t’u larguar nga Interi. Francezi nuk dëshiron të përdorë një klauzolë prej 85 milionë euro për
ShkoLartë