Sot Kuvendi ka nisur me debate!
Nënkryetari i PD-së Gazmend Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Ai kërkon që të largohet garda e cila u shfaq pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit. Bardhi shprehet se garda duhet të largohet pasi nuk ka asnjë arsye që të shoqërojë deputetë e opozitës.
‘Të largohet garda nga salla, s’ka arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit! Ju doni të kaloni në heshtje çështjen e inceneratorëve. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve!”, u shpreh Bardhi.