Prej nesër do të modernizohet dhe lehtësohet puna teknike në Kuvend. Salla plenare do të punojnë me pajisje të reja.
Përparësitë e pajisjeve të reja në Kuvend janë modernizimi i punës dhe heqja nga përdorimi i letrës.
Me teknikën e re në ekranet afër ulëseve të deputetëve, sistemi i ri shfaq agjendën e seancës, folësin e radhës, paraqitjen për fjalë, replikën dhe kundër- replikën, votim me prekje të ekranit, përshtatjen e agjendës në gjuhën e deputetit e disa veti tjera.
Vendet në të cilat përdoren pajisje të tilla janë në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, Holandë, Egjipt etj. Këto pajisje kanë kushtuar 520.000 euro, ndërsa pajisjet e vjetra kanë qenë në përdorim 22 vjet, që nga viti 1999.