Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha: Ditë e një rëndësie të madhe

April 30, 2022
1 minut lexim

Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat duke u shprehur se kjo është një ditë historike për PD-në.

“Një përshëndetje të përzemërt të delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve , përshëndetje të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë dhe mbështetësve të PD-së. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe. Pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë.” tha Berisha.

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Në këtë Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut si dhe shpallja e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhuroi 100 mijë euro në tërmetin e 2019, e gjeni dot për cilin bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Story i radhës

Rusia godet 389 objektiva ukrainase brenda natës

Të fundit nga

ShkoLartë