Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat

March 3, 2023
1 minut lexim

Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites nga vazhdimi i sotëm i mbledhjes së 104-t i zgjodhi Tiron Jajagën zëvendësministër të Mbrojtjes, Viktoria Avramovska Madiqin zëvendësministre të Drejtësisë, Vjollca Berishën zëvendësministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Maja Manolevën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Agim Nuhiun zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Të gjithë zëvendësministrat u zgjodhën njëzëri, por për Tiron Jajagën votuan 64 deputetë, ndërsa për zëvendësministrat e tjerë nga 65 deputetë.

Me këtë ishte shter rendi i ditës së mbledhjes së 104-t për rikonstruimin e Qeverisë e cila filloi para tri javëve.

Ministrat e rinj në Qeverinë e Kovaçevskit Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zgjodhën të hënën para mesnate.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stresi: Jam i dashuruar marrëzisht në Kejsin, Xhulin e kam si motër

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 3 mars

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë