Kuvendi i Prishtinës me seancë solemne sot në mbështetje të popullit ukrainas

February 24, 2023
1 minut lexim

Sot bëhen një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në këtë përvjetor, Kuvendi i Komunës së Prishtinës do të mbajë seancë solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe.

Në këtë seancë do të jenë të pranishëm edhe gazetaret ukrainase.

“Nesër, me datë 24 shkurt 2023, Kuvendi i Kryeqytetit do të mbajë Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe – agjendën për të cilën e gjeni bashkëlidhur.

10:00 Pritja e mysafirëve

10:15 Nisja e seancës

10:30 Fjalët e rastit

11:40 Përfundimi i seancës

11:45 Të pranishmit renditen përpara godinës së Komunës ku së bashku me një grup fëmijësh do të lëshojnë në qiell disa pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Martin Berishaj bëhet temë kryesore në televizionin shtetëror slloven

Story i radhës

Si rikthehet tek ju një marrëdhënie që nuk duhet të kishte përfunduar?

Të fundit nga

ShkoLartë