Kuvendi i KMShK-së shqyrtoi 12 ankesa

February 21, 2022
1 minut lexim

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e fundit të mbajtur në formë të kombinuar, fizike dhe online, ka shqyrtuar gjithsej 12 ankesa, nga të cilat dy janë vlerësuar të patrajtueshme dhe dy të paafatshme.

Për tetë ankesat tjera që kanë marrë në shqyrtim, anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen dy nga to, pjesërisht të miratohen tri, kurse të mos miratohen tri ankesa.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç janë Kapitulli II – Raportimi i së vërtetës, Kapitulli IV – E drejta për t’u përgjigjur dhe kapitulli VI – Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve.

Në mbledhjen e Kuvendit të KMSHK-së janë pranuar edhe dy anëtarë të rinj, kështu që numri i mediave anëtare të KMShK-së tashmë është 47.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kosova merr medaljen e parë evropiane në sportin e muaythait

Story i radhës

Shqipëri apo Itali, ku ka zgjedhur Beniada të jetojë pas daljes nga BBV?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë