Kuvendi i Gjakovës ia dha tokën një biznesmeni të ndërtojë hotel, reagon LVV-ja

October 26, 2022
1 minut lexim

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha ka thënë se sot Kuvendi Komunal i Gjakovës, pronën publike që ka qenë e destinuar për banim social, ia ka dhënë në shfrytëzim për 99 vite një kompanie private.

Sipas tij, aty do të ndërtohet një hotel prej 9 katesh si dhe dyqane do të lëshohen me qera me një çmim prej 83 euro në muaj.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ishte e vetmja parti që votoi kundër për këtë çështje.

“Grupi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte i vetmit që e votuan kundër”, shkroi ai në Facebook.

Tash e disa vite, Komunën e Gjakovës e udhëheq nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Piçërimet politike të Musa Xhaferit

Story i radhës

Vendimi i ri, çfarë përfitojnë nënat e papunësuara që rritin 3 ose më shumë fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë