kuvendi do ta mbaje seancen e 71 te ne rend dite disa propozim ligje 627a20471bc29

Kuvendi do ta mbajë seancën e 71-të, në rend dite disa propozim ligje

May 10, 2022
1 minut lexim
kuvendi rmv 780x470 1

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 71-të në rend dite të së cilës janë disa propozim-ligje, kryesisht nga fusha e financimit dhe mbrojtjes.

Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime, si dhe raportet vjetore për punën e agjencive shtetërore, komisioneve, RTVM-së dhe Këshillit gjyqësor.

Do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut dhe të drejtave në vitin 2021.

Kuvendi duhet të debatojë edhe për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë urgjente, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për transport në trafikun rrugor me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për tregti me procedurë të shkurtuar…

Ndër propozim-vendimet janë edhe ato për dërgimin e një pjesëtari të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në BeH…

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lsdm deputetet qe bojkotojne te heqin dore nga pagat dhe privilegjet 627a1a668b586
Story i mëparshëm

LSDM: Deputetët që bojkotojnë të heqin dorë nga pagat dhe privilegjet

lsdm deputetet te cilet bojkotojne kuvendin le te heqin dore nga pagat dhe privilegjet 627a23cb9879d
Story i radhës

LSDM: Deputetët të cilët bojkotojnë Kuvendin, le të heqin dorë nga pagat dhe privilegjet

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë