Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fakulteti për Informatikë dhe Inxhinieri Kompjuterike (FINKI) kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për modernizimin dhe digjitalizimin e punës së Kuvendit.
“Me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe FINKI-t, hapim një kapitull të ri në modernizimin dhe digjitalizimin e punës së Kuvendit.
Përmes këtij partneriteti, i ndërlidhur edhe me projektin „VEZILKA“, do të punojmë në zbatimin e inteligjencës artificiale në përpunimin e dokumenteve të Kuvendit, stenogrameve dhe materialeve audiovizuale, si dhe në zhvillimin e mjeteve për analizën e propozim-ligjeve, përkthimin makinerik dhe krijimin e një baze të njohurive për legjislacionin kombëtar dhe evropian.
Besoj se duke lidhur shkencën me institucionet mund të krijojmë zgjidhje konkrete që do të kontribuojnë për një Kuvend më modern, më efikas dhe më transparent, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk


