sezoni i ri i perputhen vjen me rregulla strikte heidi baci konkurrentet dhe opinionistet jane te detyruar te 6ab250bb99e7a

Sezoni i ri i “Për’puthen” vjen me rregulla strikte, Heidi Baci: Konkurrentët dhe opinionistët janë të detyruar të…

September 22, 2026
min lexim

Ditën e djeshme ka nisur sezoni i ri i emisionit të dashurisë, “Për’puthen”, në Top Channel. Në hyrje të programit, moderatorja Heidi Baci ka lexuar për konkurrentët, opinionistët dhe shikuesit rregullat strikte që janë vendosur këtë sezon për të gjithë.

Heidi u shpreh se këto janë rregulla të qarta dhe të panegociushme.  Këtë sezon do të ketë shumë respekt e përgjegjshmëri, dhe zero tolerancë ndaj bullizimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës.

“Për’puthen, një nga programet më të ndjekura në Shqipëri transmetohet 5 ditë në javë në ekranin kombëtar, Top Channel. Pikërisht për shkak të përgjegjësisë që mbart ky program ndaj publikut, për këtë sezon vendosen rregulla të qarta dhe të panegociueshme.

Nuk tolerohet gjuha e papërshtatshme televizive, fyese apo degraduese si dhe çdo përmbajtje që promovon sjelljen e dëmshme apo keq edukuese.

Ndalohet kategorikisht dhuna në çdo formë, fizike, verbale apo psikologjike.

Nuk lejohet asnjë formë promovimi, justifikimi apo glorifikimi të dhunës.

Po ashtu ndalohet rreptësisht promovimi i skenave ekspicite apo përmbajtjeve të papërshtatshme për fashon orare të programit.

Fjala e moderatores së programit respektohet nga të gjithë. Konkurrentët dhe opinionistët janë të detyruar të respektojnë ndërhyrjet, udhëzimet dhe vendimet e moderatores gjatë transmetimit.

Nuk negociohet autoriteti i moderatores në studio. Opinionisti ka të drejtë të kritikojë, të kundërshtojë dhe të shprehë të një opinion të fortë. Por nuk ka të drejtë të bullizojë, të ofendojë dhe të poshtërojë një konkurrent. Kritika duhet të jetë pjesë e debatit televiziv, jo sulm personal. Roli i opinionistit është të kontribuojë në dinamikën e programit dhe mbi të gjitha të ndihmojë në zhvillimin e historive të dashurisë, qoftë drejt një bashkimi apo një ndarje kur kjo është e nevojshme. Konkurrentët janë fytyra e një brezi të ri shqiptar dhe duhet të përfaqësojnë diversitetin, individualitetin dhe respektin për njëri-tjetrin. Konkurrentët nuk lejohen të krijojnë kontakte apo takime jashtë programit me njëri-tjetrin, përtej komunikimit të përcaktuar dhe të lejuar nga produksioni. Nuk lejohen takime private, dreka apo darka mes konkurrentëve jashtë ambienteve të programit pa dijeninë e produksionit. Në rast se një konkurrent vihet re duke zhvilluar takime të tilla jashtë programit, materialet do t’i sillen programit për verifikim. Pra rikujtojmë edhe njëherë në mënyrë të prerë: në “Për’puthen” nuk lejohet gjuha e urrejtjes, bullizimi apo diskriminimi ndaj individëve apo komuniteteve. Në rast se kjo rregullore nuk respektohet, do merren masa të ashpra deri në përjashtim”, ishin rregullat që lexoi Heidi Baci.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vance mbron vendimin e trump per te kufizuar aksesin e mediave te medha amerikane ne shtepine e bardhe 6ab24ff17f5d7
Lajmi i mëparshëm

Vance mbron vendimin e Trump për të kufizuar aksesin e mediave të mëdha amerikane në Shtëpinë e Bardhë

kuvendi dhe finki bashkepunojne per digjitalizimin dhe perdorimin e inteligjences artificiale 6ab2537320d13
Lajmi i radhës

Kuvendi dhe FINKI bashkëpunojnë për digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale

Të fundit nga

ShkoLartë