drame si ne filma aksion ne tetove policia bastis banesen ku kryhej prostitucion vajza qe ndermjetesonte kercenon me vetevrasje 6ab254b5dd043

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje

September 22, 2026
1 minut lexim
tetov

Dramë si në filma aksion në Tetovë: Policia bastis banesën ku kryhej prostitucion, vajza që ndërmjetësonte kërcënon me vetëvrasje

Policia e Tetovës ka arrestuar mbrëmë një vajzë, e cila më parë ishte lajmëruar në polici nga e ëma se po kryente ndërmjetësim për prostitucion në banesë, në rrugën e Ilindenit.

Gjatë tentimit për t’u futur në banesë, policia has në derë të mbyllur, me çka është detyruar që ta hapë derën me dhunë. Pas hapjes së derës, brenda banesës janë arrestuar edhe tre të rinj, të cilët dyshohet të kenë qenë klientë.

Gjatë tentimit për ta vënë nën pranga, e reja ka dalë në ballkon dhe ka kërcënuar efektivët e policisë me vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni, por reagimi i shpejtë i efektivëve ka bërë që të pengohet tentimi për vetëvrasje, gjegjësisht kërcimi nga ballkoni.

Deri orët e vona aksioni i policisë në ndërtesën në rrugën e Ilindenit ka vazhduar me bastisje, nën dyshimin për prostitucion edhe në disa banesa të tjera të këtij pallati. Më tepër informacione do të raportohen gjatë ditës së sotme nga SPB Tetovë, njoftoi Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi dhe finki bashkepunojne per digjitalizimin dhe perdorimin e inteligjences artificiale 6ab2537320d13
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi dhe FINKI bashkëpunojnë për digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale

Të fundit nga

ShkoLartë