Kuvend, vazhdon debati për rishikimin e buxhetit

July 12, 2022
min lexim

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vazhduar sot debatin për rishikim të buxhetit në seancë plenare. Edhe sot në fokus të debatit ka qenë kriza ekonomike e shkaktuar kohëve të fundit, si dhe pasojat që po i vuajnë qytetarët nga kjo krizë.

Deputeti i ASH-së, Adnan Aziri në paraqitjen e tij, kritikoi Qeverinë për menaxhim jo të mirë të buxhetit. Sipas tij, edhe pse qeveria aktuale kishte premtuar reduktim të administratës, nuk ka bërë një gjë të tillë. Po ashtu tha se, për shkak të mungesës së sigurisë, nuk ka investime vendore dhe të huaja, që do ta zbusnin krizën ekonomike.

“Nuk ka siguri përderisa policia, prokuroria dhe gjyqësori, për çka jemi dëshmitarë, ku besimi është 8 %, nuk mund ta krijojnë ambientin ku do të ketë investime vendore dhe të huaja, që të mundësojnë klimë që të investohet dhe në administratë të ketë sa më pak të punësuar apo numër më optimal”, deklaroi Adnan Neziri nga ASH

Ndërkohë, deputeti i VMRO – DPMNE-së, Antonio Milloshoski tha se, Qeveria katër muaj paralajmëron se do të ketë aranzhman dhe marrëveshje me FMN, por nuk ka ende. Sipas tij, FMN vëren se ka shumë marrëveshje në katër sy, përmes institucioneve dhe biznesmenëve të afërt me pushtetin.
“Për shkak të rritjeve enorme të zërave për marrëveshje të reja në vepër, punësime, punësime joproduktive, që e ngarkojnë buxhetin dhe qytetarët dhe ekonominë, ndërsa FMN nuk ka ndërmend të sponsorizojë diçka të tillë, në një krizë të këtillë ku duhet të ketë qasje më ekonomike me buxhetin”, deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE

Për deputetin e LSDM-së, Darko Kaevski, me rishikimin e buxhetit do të sigurohen paga më të larta, pensione më të larta si dhe tejkalim më të mirë, më të lehtë dhe më cilësor të pasojave që i gjenerojnë krizat.

“Unë besojmë se do ta mbështesim këtë rishikim. Është mirë që një numër i madh i propozimeve dhe amendamenteve që vijnë nga opozita janë pranuar. Më vjen mirë që opozita kishte propozimi cilësore dhe konstruktive që janë përfshirë në këtë propozim rishikim të buxhetit dhe kjo tregon se mundemi në mënyrë të përbashkët të kontribuojmë për zgjidhje cilësore për qytetarët”, deklaroi Darko Kaeski nga LSDM

Të ardhurat e përgjithshme në ribalancin e Buxhetit janë projektuar në nivel prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me projeksionet iniciale të Buxhetit ose 2,9 për qind. Harxhimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose më shumë për 5,9 për qind, respektivisht për rreth 16 miliardë denarë më shumë se në krahasim me projeksionet iniciale me planin për vitin 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Menopauza dhe dieta: kush tha që nuk mund të zvogëloni belin?

Story i radhës

Botërori i Hendbollit, universiteti i Shkodrës pëson disfatë të thellë nga ai i Koresë së Jugut

Të fundit nga

Parashikimi i motit, e shtunë, 27 dhjetor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet
ShkoLartë