Kushtrim Krasniqi flet nga Kina: Në Fshatin Olimpik vërehen masa të mëdha

February 3, 2022
1 minut lexim

Sportistët e Kosovës synojnë paraqitje sa më të mira në Lojërat Olimpike Dimërore – Pekini 2022, ku mbahen prej 4 – 20 shkurt.
Atmosfera është shumë e mirë në kampin e kombëtares dhe gjithçka po shkon sipas planit.

Përgjegjësi për media në Komitetin Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, tha se deri me tash gjithçka është në rregull dhe me padurim i presin garat ku do të garojnë sportistët tanë.

“Pritja ka qenë e mirë, njësoj si për të gjitha delegacionet tjera.

Procedurat në lidhje me pandeminë ishin paksa të mundimshme në aeroport, por që gjithçka shkonte sipas protokollit kinez.

Si në aeroport ashtu edhe në Fshatin Olimpik vëreheshin masa të mëdha për mbrojtje ndaj Covidit”, – tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pjesë e grupit janë presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, zyrtari ndërlidhës për çështje të Covid 19, Jeton Beqiri, anëtari i Bordit Ekzekutiv, Musa Selimi dhe përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi.

Kosova përfaqësohet në LOD Pekini 2022, me skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, të cilët kanë arritur të dielën në Pekin, ku tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për garat që i presin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas debatit shumë të fortë/ Reagon për herë të parë babai i Einxhelit, ja kujt “i hap luftë”

Story i radhës

Mësuesja u largua nga detyra, prindërit kërkojnë sqarime, nxënësit bojkotojnë mësimin

Të fundit nga

ShkoLartë