Kushtetuesja hedh poshtë iniciativën e ‘Levicës’ për shkarkimin e Fadil Zendelit

min lexim

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme hodhi poshtë iniciativën me të cilën partia politike e Majtë kërkoi të anulojë vendimin për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli të marrë nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

Me vendimin e kontestuar kryhet shkarkim konkret i një anëtari të Komisionit dhe është akt konkret-individual, andaj sipas gjyqtarëve kushtetues nuk është rregullore dhe nuk ka bazë për vlerësim kushtetues-gjyqësor.

Sipas gjyqtarit Naser Ajdari, Gjykata Kushtetuese nuk mund të angazhohet në analizën e procedurës për shkarkimin dhe zbatimin e dispozitave të Rregullores së Kuvendit dhe me këtë edhe me vlerësimin e bezueshmërinë e e pretendimeve të ngritura në iniciativat dhe të vendosë mbi merita.

Gjyqtari Osman Kadriu në seancë tha se këto çështje për nga natyra e tyre janë ndoshta të ndjeshme, politizohen dhe problematizohen në publik dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese është organi më i thirrur për të shprehur mendim.

“Akti i Kuvendit është akt juridik individual që zgjidh çështje specifike të statusit. Në akte të tilla, kur vlerësohen nga aspekti i kontrollit kushtetues, janë akte individuale dhe nuk i nënshtrohen kontrollit kushtetues-gjyqësor”, tha Kadriu.

Parashtruesi i iniciativës konsideronte se një deputet nuk mund të shkarkohet nga trupi punues i Kuvendit pa propozim rë komisionit amë për zgjedhje dhe mërim, pasi është në kundërshtim me parimib kushtetues të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Në pretendimet e nismës thuhej se akti i kontestuar cenon sistemin e hierarkisë normative dhe mundëson anashkalimin e normave të parapara kushtetuese dhe juridike.

Sipas parashtruesit, mes tjerash, akti kontestues nuk i përmbush në mënyrë kumulative të gjitha kushtet e rregullores që të gjendet në rend dite të seancës parlamentare.

Shkarkimi i Zendelit u kërkua pasi Lëvizja Besa kaloi në opozitë dhe shumicën në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në vend se pushteti, e kishte opozita. Për shkak të bllokimit të punës së Komisionit, u ndërpre edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, si dhe emërime të tjera.

Në rend dite të seancës së sotme të Gjykatës janë edhe iniciativa për dispozitat e Ligjit për ndërmjetësim dhe Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besimi- Gееr: RMV t’i vazhdojë reformat ekonomike dhe sociale

Story i radhës

Deklarata e Vitali Klitschkos për Kosovën kundër Serbisë, tërbon mediumin serb 

Të fundit nga