kushte te paqendrueshme dhe reshje shiu mesatare parashikimi i motit per kete te shtune 696202ced58e0

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu mesatare, parashikimi i motit për këtë të shtunë

January 10, 2026
1 minut lexim

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama publikon pamje nga operacionet ne terren pas motit te keq ne shqiperi 696201b4b9e40
Lajmi i mëparshëm

​Rama publikon pamje nga operacionet në terren pas motit të keq në Shqipëri

njeri prej astronauteve pati probleme te renda shendetesore nasa lajmeron kthimin e menjehershem te ekuipazhit te stacionit nderkombetar hapesinor ne toke 696202f7c3c63
Lajmi i radhës

Njëri prej astronautëve pati probleme të rënda shëndetësore, NASA lajmëron kthimin e menjëhershëm të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor në Tokë

Të fundit nga

ShkoLartë