Aksidenti që ndodhi tre ditë më parë në Tiranë te liqeni artificial, ku një makinë luksoze “fluturoi” drejt digës u kthye në kryefjalë.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar. I arrestuar pronari i makinës Eldi Allushi.
Ai ka deklaruar se nuk ka qenë fare në makinë, por ia kishte dhënë “X6”-tën, Emiliano Ninës, kushëriri i Ervis Martinajt dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.
“Emiliano ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ja dhashë. Pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua nuk më tregoi” ka deklaruar Eldi Allushi.
Kushëriri i tij, Jurgeni, që po hetohet në gjendje të lirë për mos kallëzim të krimit tha se “unë kisha pirë një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti”.
Emiliano Nina është në kërkim nga policia.