Fatkqësisht shtetin e Kosovës, që nga paslufta, e ka udhëhequr një klasë politike e inkriminuar, e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar, rrjedhimisht Kosova ishte kidnapuar dhe u mbajt peng pikërisht nga ata që pretendonin se e çliruan. Duke dashur t’a degradojnë punën e Qeverisë Kurti, opozita që nga fillimi, përmes kauzave të rreme, ndërtoi një politikë manipulative duke indoktrinuar opinionin me lajme dhe kauza të fallso.
Kështu, ditë më parë, në një takim me mërgatën në Gjermani, deputetja e PDK-ës, Ganimete Musliu, është shprehur kundër Fondit të Sigurisë, e formuar nga Qeveria e Kosovës, që për qëllim ka grumbullimin e mjeteve për financimin e ushtrisë së Kosovës, me ç’rast ajo i bëri thirrje mërgatës që t’a bojkotojnë financimin e këtij Fondi. Kjo thirrje e saj është, sa e turpshme, po aq antikombëtare, sepse në kohën kur Rusia ka sulmuar Ukrainën duke destabilizuar Rendin gjeopolitik botëror, kur Serbia armatoset me armë të sofistikuara nga Rusia dhe Kina, kur bandat dhe strukturat paralele serbe sulmojnë policinë e Kosovës, kjo thirrje e deputetes në fjalë, rrezikon sigurinë dhe stabilmitetin e vendit.
Ganimete Musliu, që kontrabandon nënshkrimet për marrjen e mëditjeve, po mendon se Qeveria Kurti është sikurse « Shtabi i Rognerit », bashkpartiakët e saj, që plaçkitën 90% të Fondit Vendlindja Thërret dhe një pjesë të Fondit 3%, që mërgata ndau nga kafshata e gojës, për t’u pasuruar mafia e luftës. Është e pafalshme që kjo deputete edhe në një intervistë në televizionin Klan Kosova, Fondin e Sigurisë e quan Fond plaçkitës dhe bënë thirrje publike për bojkotomin e këtij financimi. Dua t’ia përkujtoj deputetes në fjalë, që bëhet fjalë për Fond institucional dhe shtetëror të Sigurisë, që shërben për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjen e vendit nga agresioni eventual, e jo Fond për matrapazët që vjedhin dhe kontrabandojnë me armë.
Dëshiroj t’ia tregoj vëtëm një shembull, shembullin e Izraelit, se si lindi, si u ndërtua dhe si u zhvillua ky shteti, duke iu falemnderuar mërgatës. Çdo biznis, çdo i punësuar, kanë ndarë mjete të konsiderueshme, madje edhe çdo student që ka studiuar jashtë vendit nga stipendia e tyre, kanë ndihmuar shtetin. Këto financime, në forma të ndryshme, vazhdojnë sot e asaj dite, që nga njohja e saj nga OKB-ja në vitin 1948.
Propagandës kundër « Fondit të Sigurisë » i është bashkangjitur edhe një tjetër deputet i PDK-ës, Hisen Berisha, i cili thot se Albin Kurti nuk i njeh çështjet e sigurisë dhe se ky Fond qenka për plaçkitjen e mërgatës. Mirëpo Hisen Berisha po harron se Albin Kurti, në cilsinë e kryeministrit, ka qasje në të gjitha dokumentet e klasifikuara të sigurisë, kurse sa i takon mërgatës, Kurti nuk e vjedh mërgatën, sikurse bënë komandantët e vetquajtur dhe të rrejshëm, që plaçkitën fondet e luftës.
Hisen Berisha, prej një rugovisti me bindje, u bë pjesë e PDK-ës, për çka u shpërblye si deputet. Tani, për t’a arsyetuar këte, ai bënë një propagandë agresive, tendencioze dhe aspak të arsyeshme, nëpër studio të ndryshme, duke kritikuar në mënyrë histerike dhe pa kurfar argumenti Qeverinë Kurti. Në vend se të jet konstruktiv, i matur dhe serioz në qasjen ndaj zhvillimeve, ashtu siç ka qenë në luftë, ai me prezencat e shpeshta nëpër media, me kritikat e pamatura, është shëndrruar në megafon të PDK-ës, që fatkeqësisht e zbehë autoritetin që e ndërtoi, sidomos në betejën e Koshares.
Vetëm pas një viti opozitarizëm, po i dalin në shesh fytyrat e vërteta, atyre që udhëheqën dhe qeverisën me shtetin e Kosovës, e që më së miri po shihet në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, ku ata nga nervozizmi dhe përballja me drejtësinë, përdorin gjuhën e denigrimit dhe urrejtjes. Këtë e vërteton edhe rasti i fundit i shefit të grupit parlametar të PDK-ës, Abelard Tahairi në mbledhje të Kuvendit, i cili duke menduar se mikrofoni ishte i fikur, shanë në mënyrë të vrazhdët dhe brutale, që u ndëgjua nga të gjithë të pranishmit.
Ky deputet në vend që t’i përdor fjalët e rrugës, është dashur t’i jep spiegime Kuvendit se, si u blenë armët me shurdhues dhe mijëra fishek, kur Hashim Thaqi ishte kryeministër, kurse Abelard Tahiri shef i kabinetit të tij ?! Për çka u blenë këto armë, kundër kujt do të përdoreshin dhe se a janë përdorur ato? Ose, pse ky deputet nuk komentoi Raportin e fundit të organizatës amerikane për demokracinë « Freedom Hause », e cila është ndër organizatat më serioze, në të cilin thuhet se figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë Hashim Thaqin, shefin e tij, dhe Ramush Haradinaj, janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe korrupcionin e nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe që ndikojnë në vendosjen e liderëve kyç ?!
Kjo është një opozitë e çoroditur, e deziorientuar që vuan nga syndromi post-hipokondriak, janë rëndë të sëmurë nga humbja e pushtetit e sidomos nga frika e ndëshkimit, sepse e vërteta do t’i kapë shumë shpejt, prandaj me ngulm i kundërshtojnë reformat në drejtësi dhe bllokojnë punën e Kuvendit dhe Qeverisë.
Është opozitë që bojkoton Komisionet e Kuvendit, Kryesinë e Kuvendit si dhe mbledhjet e Kuvendit duke pamundësuar kuorumin për vendimmarrje.
Këto sjellje dhe veprime të opozitës, duhet të ndikojnë në reflektimin e sovranit, se kend do t’a votojnë në të ardhmen.