Kompanja kundër familjës Gërvalla e ka gjenezën në mykun e bandave anti shqiptare, të cilat për t’u pasuruar dhe për të zënë fotele të pushtetit janë në gjendje të sakrifikojnë komb e atdhe.
Nuk do të jetë larg dita kur do ta shpallin Enverist edhe z. Adem Demaçin, elauratin e çmimit Saharov,”patriotët” e lëvizjeve bashkëkohore kombëtare shqiptare.
Atyre që po e sulmojnë bijën e patriotit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, me duhet t’ia kujtoj dy fakte për të cilat nuk e kanë idenë:
1) Nuk disponojnë as njohurit më minimale për veprimtarinë patriotike të z. Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, prandaj do duhej të tregoheshin shumë më të ndërgjegjshëm kur marrin guximin ta sulmojnë zonj.Donika Gërvalla, bijën e Jusuf Gervallës, themeluesin e shkollës lëvizjës kombëtare të shqiptarëve të Kosovës për çlirimin nga sundimi, terrori dhe gjenocidi serbomadh dhe vetë e ka flijuar jetën s’bashku me shumë patriot të tjerë për realizimin e këtij ideali të shenjtë.
2) Atyre që po bërtasinë kundër znj. Donika Gërvalla, duhet t’iu kujtohet se, kur familja Gërvalla, ka diskutuar mundësinë e formimit të UÇK-së, familjarët e tyre i’a kanë kremtuar ditëlindjën JOSIP BROZ TITOS, firmtarit të Marrëveshjes Jugosllavo turke për shpërnguljen e shqiptarëve autokton për në Turqi, dhe kolonizimin e tokave të shiptarëve me kolon serb dhe malazezës, prandaj është e pa drejtë t’i etiketojnë familjarët e njërit ndër lajmëtarëve të parë të Lirisë së shqiptarëve të Kosovës.
Është e tmerrshme, po aq e pa drejtë dhe neveritëse se si kohëve të fundit një grup individësh kanë filluar të vjellin vrerë kundër bijës së heroit të kombit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, pa e ditur as vetë se sa dëm janë duke i shkaktuar faqes më të ndritshme të historisë kombëtare shqiptare, që ka të bëjë me sakrificën e familjës Gërvalla për çlirimin e Kosovës nga sundimi i egër serbomadh…