Kush lëndohet më shumë nga ndarja, meshkujt apo femrat? Përgjigja do t’ju befasojë

1 minut lexim

Gjithmonë kemi menduar se femrat e vuajnë më shumë ndarjen dhe meshkujt e kalojnë më lehtë.

Megjithatë, studimet e reja i përmbysin këto perceptime stereotipike rreth gjinisë dhe emocioneve. Gjetjet e reja, të publikuara në Journal of Social and Personal Relationships, nxjerrin në pah një realitet tjetër, në të cilin meshkujt përjetojnë më shumë dhimbje emocionale pas një ndarje në krahasim me femrat.

Ekipi i psikologëve mori në studim mbi 184 mijë pjesëmarrës. Rezultatet treguan se problemet e komunikimit ishin më të zakonshmet në çift. Një pjesë e tyre hasin vështirësi në diskutimin e problemeve të marrëdhënies.

Sa i përket thyerjes së zemrës pas ndarjes, ndryshe nga rezultatet që kanë pritur studiuesit, duket se meshkujt janë lënduar shumë më tepër në krahasim me femrat.

Prandaj, ky konstatim shpërndan stereotipin se meshkujt janë më pak të përfshirë emocionalisht në marrëdhënie.

Kjo lidhet edhe me faktin se burrat kanë më shumë gjasa të kërkojnë ndihmë nga ekspertët për çështjet e marrëdhënieve të tyre sesa gratë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandali në Bruksel/ Avokati i Eva Kailit kërkon lirimin e saj nga burgu, autoritetet belge japin alarmin

Story i radhës

​Prezantohet platforma online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale

Të fundit nga