Kush janë harxhuesit më të mëdhenj të rrymës në RMV

May 17, 2022
1 minut lexim

17 familje harxhojnë 10% nga rryma e përgjithshme e harxhuar në vend, zbuloimbrëmë Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Por, për ç’lloj objektesh bëhet fjalë?

TV21 ka ardhur deri te lista e harxhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në vend. Bëhet fjalë për objekte fetare (kisha dhe xhami), zinxhir i madh i supermarketeve, një hotel në Shkup, konviktet studentore në Shkup, shkolla private dhe të tjera. Në mesin e konsumuesve më të mëdhenj të rrymës u gjet edhe shtëpia e një biznesmeni të njohur në Zllokuqan.

Kryetari i KRrE, Marko Bislimovski mbrëmë në konferencë për media bëri të ditur se 17 familje në vend harxhojnë 10% nga rryma e përgjithshme e amvisërive, ndërsa kjo i bie që diku 330 milionë kilovat në orë ose përafërsisht 30% nga prodhimi vendor nga hidrocentralet në pronësi të EMV-së shfrytëzohet nga këto amvisëri, por shtoi se janë pagues të rregullt të faturave të rrymës.

Откриен ли е лек за дијабетес?!
Për ndryshe përgatitjet janë në fazën përfundimtare për ndryshimin më të madh të sistemit tarifor për energji elektrike. Sipas Bislimovskit, do të vendosen bllok tarifa për të cilat po bëhen analizat përfundimtare me fakultetin Elektroteknik dhe të Makinerisë. Për tarifën e lirë konsumimi do të kufizohet dhe nuk do të ketë bllokime, ndërsa blloku më i lartë i çmimeve për amvisëri do të afrohet me tregun.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një bionde seksi si Xhensila, shikojani fotot nga pishina

Story i radhës

Kryeparlamentari Xhaferi në drekë pune gjatë vizitës studimore në Bundestag

Të fundit nga

ShkoLartë