Kryeparlamentari Xhaferi në drekë pune gjatë vizitës studimore në Bundestag

Në drekën e punës me deputetin Josip Juratoviq dhe Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Shtetet e Evropës Juglindore, ku morën pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, ambasadorja e Zvicrës në Shkup dhe nëpunësit parlamentarë, Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur nga realizimi dhe dinamika e vizitës studimore në Bundestag, si dhe cilësinë dhe sasinë e takimeve të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e Bundestagut në të gjitha nivelet.
Të pranishmit iu referuan historikut të bashkëpunimit parlamentar mes Bundestagut dhe Parlamentit, i cili padyshim lehtësohet dhe inkurajohet nga komunikimi i vazhdueshëm me anëtarët e Grupit pavarësisht pandemisë në 2 vitet e fundit. Z. Juratoviq e përshëndeti kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas anëtarësimit të saj në NATO dhe i tërhoqi proceset reformuese dhe progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi nuk i zbaton reformat për për shkak të anëtarësimit në BE, por si përfitim për qytetarët dhe përparim të shtetit. Pjesëmarrësit iu referuan kontestit bilateral të palogjikshëm me Bullgarinë dhe theksuan shembuj nga historia e fundit evropiane ku një vend, megjithëse mund t’i bllokonte rrugën tjetrit, zgjodhi të mbështesë eurointegrimin e vendit tjetër, sepse qëllimi përfundimtar është Evropa e sigurt dhe gjithëpërfshirëse.
Anëtarët e delegacionit parlamentar shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën e integrimit evropian të vendit dhe iu referuan dobisë së bashkëpunimit të Grupeve të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të Bundestagut dhe Parlamentit dhe theksuan se komunikimi i drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe komunikimin në nivelin e nëpunësve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush janë harxhuesit më të mëdhenj të rrymës në RMV

Story i radhës

Dybala: Sot rrugët tona ndahen

Të fundit nga