kush jane ata qe ia sollen gazepin kosoves dhe popullates se kosoves 61fce64b43d87

Kush janë ata që ia sollën gazepin Kosovës dhe popullatës së Kosovës?!

February 4, 2022
1 minut lexim

Ata që e vodhën Kosovën, e varfëruan popullin dhe me politikat e tyre korruptive dhe kriminale, i larguan të rinjtë nga Kosova, gjeneratën e të ardhmes së Kosovës, kurrë ditë të mira mos pafshin.

Këtij grupi politikanësh i përkasin edhe ata që Kosovës ia sollën Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë dhe ata të cilët shpenzuan miliona të taksapaguesve të varfër të Kosovës, duke lobuar për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, ndaj Kosovës dhe interesave të Kosovës janë zhvilluar politika të gabuara qofshin të qëllimshme, qoftë nga pa kujdesia.

Negociatave me palën Serbe në Bruksel, për arritjen e një marrëveshje eventuale paqësore Kosovë – Serbi, pas luftës në Kosovë në të cilën Serbia kishte bërë gjenocid kundër popullatës shqiptare iu ishte besuar politikanëve të padijshëm, të cilët gjatë negociatave me palën serbe pranuan zgjidhje në dëm të Kosovës, të cilat nuk ishin paraparë as me planin e të dërguarit special nga KS të OKB-së për statusin e Kosovës, Marty Ahtisarit.

Populli i Kosovës, qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vendosur si as njëherë më parë, që atyre që e kanë vjedhur Kosovën për tu pasuruar vetë, duke e varfëruar popullin e Kosovës, kurrë më mos t’ia besojnë qeverisjen e vendit (fatet e tyre dhe të Kosovës).

Ata dihen se kush janë me emër e mbiemër, dihen pasuritë marramendëse të tyre, të cilat kurrë nuk do të mund t’i krijonin pa korrupsion, krim ekonomik dhe forma tjera të kundërligjshme.

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se për të jetuar mirë në vendin e tyre pa u detyruar që të lëshojnë Kosovën, kërkohet t’i japin fund korrupsionit dhe t’i largojnë definitivisht të korruptuarit nga pushteti, në të kundërtën niveli i varfërisë në Kosovë vetëm sa do të ngritët edhe më shumë dhe ikja e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit për shkak të papunësisë, varfërisë dhe pa perspektivës do të shënojë numra marramendës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ky shtet miraton ligjin per vaksinim te detyrueshem per te rriturit 61fce388b568c
Story i mëparshëm

Ky shtet miraton ligjin për vaksinim të detyrueshëm për të rriturit

lideri i is it i vrare nga amerikanet mbetet figure e erret 61fcef5223813
Story i radhës

Lideri i IS-it i vrarë nga amerikanët mbetet figurë e errët

Të fundit nga

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë