Kush ishte Xhafer Deva

February 14, 2022
min lexim

Artikulli i Profesor Buxhovit për Xhafer Deven këtë javë nuk tingëllonte si duhej. Shumë informata ishin të pakonfirmuara dhe të mjegullta. Mendoj që për të shkruar biografinë e një përsonaliteti duhet të kesh njëren nga këto dy gjëra, ose ta kesh njohur mirë personalitetin në fjalë, ose të kesh gjurmuar mirë historinë e tij. Përafërsisht të dyja sipas mundësisë.

Nëse të mungojnë këto të dy gjëra, atëherë është më mirë që këtë punë të ua lësh të tjerëve të cilët i kanë këto informata.

Për Xhafer Deven, si për shum personalitete tjera, janë krijuar dy biografi të kundërta me njëra-tjetrën. Njëra biografi është strukturuar nga admiruasit e tij. Tjetra e strukturuar nga kundërshtarët e tij. Të dyja këto janë të pasakta, të pa objektivitet, dhe nuk përfaqësojnë historinë e vërtetë të Xhafer Deves. Deva nuk ka qenë asnjëri nga këta persona.

Lypset të shkruhet një biografi objektive nga një historian kompetentë.

Përveç këtyre, fatëkeqësisht, është krijuar një mentalitet i çoroditur, ku vetëm ata që bashkëpunuar me okupatorët gjatë luftës së dytë botërore po konsiderohën patriot. Ky është një mentalitet i gabur, dhe i papranuashëm nga gjithë bota.

Që të dy anët e biografisë së Xhafer Deves janë të ekzagjeruara, si edhe të fabrikuara me qëllime të caktuara. Asnjëra palë nuk ja ka arritur qëllimeve të tyre. Dashamirët e tij në vend që me ngrit figurën e tij, e kanë përulur atë duke falsifikuar biografinë. Kurse komunistët e Shqipërisë, Kosovës, dhe Jugosllavisë duke e fyer e kritikuar aq tepër në fakt ja kanë ngritur zanin, duke e bërë atë më të madh se do të ishte përndryshe.

Ku kanë fytyrë komunistët me e kritikua Xhafer Deven ose kushdo tjetër për krime, kur ata janë vet kriminelët më të mëdhenjë që njohi bota. Gjithë ato që shkroi Enver Hoxha për memoriet e tij, as dhjetë përqind nuk janë të vërteta.

Relata e Xhafer Deves më qeverinë amerikane, CIA, FBI, etj. Janë të gjitha illuzione. Në Amerike Deva me gruan e tij, dy nga tre fëmijtë e tij, Prof. Gaqo Goga, Prof. Miftar Spahija, Prof. Ramazan Qosja me familje, një prof, nga trojet shqipëtare të Maqedonisë, Mark shala dhe familja e jonë kemi përfituar nga një ligj i veçantë që Presidenti Eisenhaëer patë firmosur në atë kohë për emigrantë nga Evropa lindore. Askush tjetër nuk ka ndikuar në këtë çështje. Nga aeroporti i Romës kemi shkuar në Islandë, nga Islanda në Kanada, e prej Kanada në Neë York. Prej aeroportit të Neë York-ut familja e ime dhe ajo e Deves kemi udhëtuar për në qytetin Boston, veças. Të gjithë nga ky grup kemi pasur “Green Kartën” që të jep statusin e banorit të përhershëm, ku i ke të gjitha të drejtat, përveç votimit. Kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë. Shtetësia ështënjë gjë krejt tjetër, për të cilën duhët të pritësh 5 vjet, dhe atëherë mund të aplikojsh për të në gjyq, jo në qeveri. Ka plot njerëz që nuk e kanë marrë shtetësinë duke menduar që kjo atyre u kompërmetone shtetësinë shqipëtare. Komentet që po bëhën, si p. sh. “Mbasi Amerika e ka pranuar Xhafer Deven” etj. është krejt e palidhje.

Në Boston të nesërmen unë, dhe Deva (jo së bashku) jemi paraqitur në zyrën e një menaxheri të Hotelit Statler, që atëherë ishte hoteli më i njohur në atë qytet, dhe jemi takuar me Vasil Carollin, një Shqiptaro-Amerikan të lindur në SHBA. Ky ishte veteran i Luftës së Dytë, dhe kishte qënë në shtabin e presidentit gjatë luftës. Ky kishte zënë kos për presidentin, gjë që presidentit i pëlqente shum. Askush tjëtër nuk ka pasur dorë në punsimin tonë. As qeveria, as agjensitë informative, as shoqatat Shqiptare në Boston. Ato dy shoqata që mezi ekzistonin në Boston kishin humbur krejt kredilibitetin e tyre, edhe në qarëqët qeveritare të SHBA, edhe në ato të ish anëtarve të tyre, duke vepruar si vegla qorre të qeverisë komuniste të Shqipërisë. Këtë gjë e spjegon edhe Kost Qekrezi në librin e tij. Ata na quajshin neve trathëtar.

Gjatë fundjavës, Deva shpesh na bente vizitë. Me kujtohet që çdo herë që nana ia jepte kafën Deves, ai e refuzonte, duke thënë: Jepua grave, sepse ne e humbëm luftën.

Deva në Statler gatuante me plis të bardh. Kur njëherë i tregova Ibrahim Farkes nga Tirana për këtë, ai me tha: pse nuk ia more një fotografi që ta kemi. Ibrahimi ishte nenkrytar i Lidhjes Katundare të kryesur nga Said Kryeziu.

Deva nuk ka pasur prtendime, as illuzione. Ai e kishte kuptuar situatën

e tij, dhe se koha e tij kishte kalur. Për të kuptuar këtë më thellë lypsët të njohish marrëveshjën e tij me Said kryeziun, fill pas formimit të

Komitetit Kombetar Shqipëria e Lirë.

Deven e kam njohur edhe më mire në Neë York, kur ai banonte në apartamentin e Destan Berishës për afër një vit, në Allen Street në

“Downtown” New York. Këtu ishte qëndra e të ikurëve politik të pas Luftës së Dytë.

Në përfundim, Deva nuk është kandidat i preferuar, për këtë projekt.

Nuk fitojmë asgjë, dhe humbin respektin e tërë botës. Si Fashizmi, Nazizmi, dhe Komunizmi janë të diskredituar dhe jo të pranuar ne botën e qytetëruar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Plenumi i arsimtarëve kërkon rritjen e pagave në arsim nga 1 marsi

Story i radhës

Tensionet Rusi-Ukrainë, çfarë po ndodh, ku dhe pse

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë