Volodomir Zelensky është me prejardhje çifute i cili ka jetuar në juglindje të Ukrainës.
Zelensky studioi drejtësinë në Ukrainë, ndërs pas diplomimit, ai gjeti një profesion të ri në fushën e aktrimit dhe komedisë, duke arritur që në vitet 2010 të bëhej një nga personazhet kryesore të skenës në Ukrainë, me serialin televiziv “Shërbëtori i popullit”.
Në këtë serial ai luajti rolin e një mësuesi të shkollës së mesme që ishte lodhur me politikanët e korruptuar dhe që bëhet aksidentalisht president. Vetëm pak vite pas këtij filmi serial, Zelensky është bërë me të vërtetë president i Ukrainës.
Gjatë periudhës përpara sulmit rus, komediani i shndërruar në burrë shteti dukej herë pas here i paqëndrueshëm, duke kritikuar një ditë Perëndimin për ngjallje paniku dhe ditën tjetër se nuk kishte bërë mjaftueshëm.
Por, trimëria e tij dhe refuzimi për t’u larguar, ndërkohë që raketat binin mbi kryeqytetin, e shndërruan atë në një hero të papritur në mbarë botën.
Me kurajo, humor të mirë dhe fisnikëri, megjithëse i gjendur nën sulm ushtarak, ai ka bashkuar popullin e tij dhe ka impresionuar homologët e tij perëndimorë.
Ish-aktori 44-vjeçar me flokë të errët dhe jo shumë shtatlartë, vazhdon të qëndrojë megjithëse thotë se sulmuesit rusë e kanë vendosur në shënjestër.
Pas një oferte nga Shtetet e Bashkuara për ta larguar drejt një vendndodhjeje më të sigurt, zoti Zelenski u përgjigj të shtunën: “Kam nevojë për municion, jo për transport”.
I parruar dhe i veshur në ngjyrë të gjelbër, ai ka regjistruar edhe mesazhe të tjera për bashkatdhetarët e tij në internet në ditët e fundit për të forcuar moralin dhe për të theksuar se ai nuk do të shkojë askund, por do të qëndrojë për të mbrojtur Ukrainën.
“Ne jemi këtu. Lavdi Ukrainës”, deklaron ai.