kush eshte terminatori nga azovstal nje student historie qe humbi nje sy dhe nje dore gjate luftimeve 627bfc74d0282

Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

May 11, 2022
1 minut lexim

Ilija Samoilenko, një oficer nga Azov, tërhoqi vëmendjen kur iu drejtua publikut më 8 maj nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal.

Ai foli në konferencë pas zëvendëskomandantit të Regjimentit Kalinin, Batalionit Azov, dhe u bëri përshtypje shumë njerëzve me njohuritë të gjuhës angleze.

Informacioni për të është publikuar tani nga Garda Kombëtare e Ukrainës.

Samoilenko iu bashkua ushtrisë në vitin 2015 dhe humbi krahun e majtë dhe syrin e djathtë gjatë luftimeve.

Krahun e ka zëvendësuar me një protezë mekanike titani, ndërsa tani ka një sy artificial.

Para se të shkonte në luftë, ai studioi në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Kievit dhe ëndrra e tij është që të përfundojë studimet pas përfundimit të luftës.

Më 8 maj, ushtarët ukrainas nga Azov thanë se do të luftonin sa të ishin gjallë dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmonte në evakuimin e të plagosurve. 

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ke ka pelqyer mevlani me se shumti ne perputhen pergjigjia e tij le pa fjale studion 627bfc4914585
Story i mëparshëm

Kë ka pëlqyer Mevlani më së shumti në ‘Përputhen’? Përgjigjia e tij lë pa fjalë studion

apple kalon nga porta lightning ne usb c ne 2023 627bfcaf24597
Story i radhës

Apple kalon nga porta Lightning në USB-C në 2023

Të fundit nga

Ironia e Inzaghit: PSG-ja favorite?

Trajneri i Pisës, Filipo Inzaghi i cili është edhe vëllai i trajnerit të Interit, Simones ka dhënë një intervistë të gjtë për “La Stampa”. Ai u ndal te finalja e Ligës së
ShkoLartë